Shqiptari nga Kosova çmend kroatët në derbin më të madh të rivalëve të përjetshëm

- Bota Sot

Shqiptari nga Kosova çmend kroatët në derbin më të madh të rivalëve të përjetshëm

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, është kryefjalë në Kroaci.

Dinamo e Zagrebit e ka fituar derbin e rivalëve të përjetshëm, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Hajdukun e Splitit.

Reprezentuesi i Shqipërisë, e hapi serinë e golave.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi gol spektakolar në minutën e 44-të, 0:1.

Futbollisti e mori topin në mesfushën e vet dhe me një shpejtësi niset, asnjë nga mbrojtësit vendas nuk mundi ta frenonte, duke goditur furishëm nga jashtë 16-shit.

Adrion Pajaziti u paraqit titullar për Hajdukun. Hoxha është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 83-të. Golin tjetër e realizoi Bakrar në minutën e 81-të.

Pas javës së shtatë në Kampionatin e Kroacisë, Dinamo kryeson me 16 pikë, ka tre më shumë se Hajduku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot