Media kroate: Kush thotë se Dinamo nuk ka krahë, Hoxha dhe Bakrar e zgjidhën derbin

- Bota Sot

Media kroate: Kush thotë se Dinamo nuk ka krahë, Hoxha dhe Bakrar e zgjidhën derbin

Futbollisti shqiptar, Arbër Hoxha, është në qendër të vëmendjes te mediave kroate.

Hoxha është prej me të merituarve për fitoren e Dinamo Zagrebit me rezultat 2:0 ndaj Hajdukut në Split.

Trajneri Mario Kovaçeviq padyshim se është i kënaqur me reprezentuesin e Shqipërisë.

\Sulmuesi Hoxha shënoi në minutën e 44-të nga rreth 18 metra dhe në këndin e poshtëm të djathtë të Hajdukut.

“Kush thotë se Dinamo nuk ka krahë: Hoxha dhe Bakrar e zgjidhën derbin, Kova duhet tu besojë më shumë tani”, është titulli i mediumit kroat “24 Sata”.

Pas javës së shtatë në kampionatin kroat, Dinamo kryeson me 16 pikë, ka tre më shumë se Hajduku në vend të dytë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot