Pak minuta për Edon Zhegrovën, Juventusi befasohet

- Bota Sot

Pak minuta për Edon Zhegrovën, Juventusi befasohet

Verona e ka befasuar Juventusin duke luajtur baras (1:1).

“Zonja e Vjetër” kthehet me një pikë nga Verona në kuadër të javës së katërt në Serie A në futboll. 

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është paraqitur nga minuta 83-të për Juventusin, duke e ndërruar futbollistin Joao Mario.

Në minutën e 19-të Juventusi kaloi në epërsi duke iu falënderuar golit të lojtarit Conceicao pas asistimit të Thuram. 

Vendasit barazuan në minutën e 44-të përmes futbollistit Orban, i cili ishte i pagabueshëm nga penalltia.

Juventusi kryeson me 10 pikë e Verona është në pozitën e 16-të me 3 sosh.

Verona ende nuk di se çka është fitorja, e cila ka tre barazime një humbje, ndërsa Juventusi pas tre fitoreve rresht ndalet në barazim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot