Milani rikthehet në fushë sot në mbrëmje, në orën 20:45, për javën e katërt të Serie A, në transfertë ndaj Udineses së Kosta Runjaic.
Trajneri gjerman i friulianëve ka zgjedhur disa risi në formacion: në mbrojtje do të luajë dysheja Kristensen–Solet, ndërsa Bertola mbetet në stol.
Jashtë janë gjithashtu Goglichidze, Zanoli dhe Zaniolo. Në sulm, hapësirë për Davis dhe Iker Bravo, me Ata të palëvizshëm në mesfushë.
Nga ana tjetër, Masimiliano Alegri – sot i pezulluar dhe jo në pankinë – konfirmon sistemin e tij 3-5-2 me disa ndryshime. Titullarë nuk do të jenë Loftus-Çik dhe Nkunku, ndërsa në sulm do të aktivizohen Gimenez dhe Pulisic.
Në prapavijë, për shkak të mungesës së De Uinter, do të zbresë në fushë treshja titullare Tomori, Gabia dhe Pavloviç. Në portë do të startojë Terraçiano, që merr vendin e të dëmtuarit Maignan.
Një sfidë që pritet me interes të madh: Milani kërkon të ruajë ritmin në krye, ndërsa Udineze synon pikë të vlefshme për të ngjitur shkallët e tabelës.