Prishtina Bern eliminohet nga Sioni, por ballëlart në Kupën e Zvicrës

- Bota Sot

Prishtina Bern eliminohet nga Sioni, por ballëlart në Kupën e Zvicrës

Prishtina Bern si vendas ka bërë lojë të mirë por jo edhe të befasojnë skuadrën e elitës së futbollit të Zvicrës, Sioni.

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj Prishtina Bern.

Kreshnik Hajrizi, Donat Rrudhani e Rilind Nivokazi, u paraqitën nga minuta e parë për Sionin.

Nivokazi e Rrudhani u zëvendësuan në pjesën e dytë në minutën e 67-të përkatësisht 68-të.

Lukembila është autor i golit të parë në minutën e 8-të dhe Chipperfield (88’) vulosi fitoren.

Prishtina Bern eliminohet nga 1/16 e finales së Kupës së Zvicrës por ballëlart.



Lexoni të gjitha në Bota Sot