Andre Onana është bërë protagonist që në ndeshjen e tij të dytë te Trabzonspor, që barazoi 1:1 ndaj Gaziantep.
Vendasit kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1, falë golit të Kevin Rodriguez në minutën e 39-të.
Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 70-të. Andre Onana merr topin në ëkmbë dhe del nga zona e rreptësisë dhe pason një top të gjatë për shokun e skuadrës, Paul Onuachu, i cili duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtësit mik dhe daljes së gabuar të portierit, dërgon topin në rrjetë.
Rezultati final 1-1. Andre Onana jep kështu asistin e tij të parë për Trabzonspor.
Përsa i përket Ernest Muçit, sulmuesi kuqeiz u zëvendësua direkt në fillim të pjesës së dytë, pas një pjese të parë aspak të mirë për të.