Tudor shpërthen pas barazimit: Penalltia, turp i madh!

- Bota Sot

Tudor shpërthen pas barazimit: Penalltia, turp i madh!

Igor Tudor nuk i kurseu fjalët pas barazimit të Juventusit në transfertë ndaj Veronës, në ‘Bentegodi’.

Trajneri bardhezi u shfaq i revoltuar në intervistën pas ndeshjes, duke e quajtur vendimmarrjen e arbitrit një padrejtësi të rëndë.

“Do të doja që skuadra të kishte më shumë energji sot.

Është një situatë ndryshe, sepse këtu luhet çdo shtatë ditë, kurse ne kemi zhvilluar tri ndeshje brenda një jave. Por, përveç kësaj, do të kisha dashur edhe një tjetër arbitër,” – u shpreh tekniku kroat.

“Penalltia ishte një gjë e turpshme, nuk ekziston. Mund ta japë vetëm dikush që nuk ka luajtur kurrë futboll. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Pastaj episodi me Gatti-n… nëse ajo nuk është karton i kuq, atëherë nuk e di kur duhet të jetë. Sulmuesi nuk shikon topin, por vetëm kundërshtarin,” – deklaroi ai.

Trajneri i Juves e vuri theksin edhe te vendimet e VAR-it, duke i cilësuar të gjitha të gabuara:

“Janë dy vendime të marra gabim nga VAR-i. Kështu vendosen ndeshjet.”

Megjithatë, Tudor pranoi edhe mangësitë e skuadrës së tij:

“Na mungoi energjia. Mbrojtja mbajti mirë, por në mesfushë mund të bënim më mirë. Nuk jam i zemëruar, sepse kemi edhe ne të mirat dhe të metat tona. Sot nuk zhvilluam një nga ndeshjet tona më të mira dhe nuk mund të fitosh gjithmonë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot