Tetova pas fitores ndaj Tiranës: Duhet më shumë ritëm d

- Bota Sot

Tetova pas fitores ndaj Tiranës: Duhet më shumë ritëm d

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Tiranës, por njëkohësisht kritik për disa momente të lojës, sidomos në pjesën e dytë ku skuadra sipas tij lëshoi disi ritmin.

“Problemi kryesor është ritmi brenda skuadrës, që kërkoj ta mbajmë lart gjatë gjithë ndeshjes.

Sot ishte më mirë se herët e tjera, por në pjesën e dytë u joshëm nga presingu i dobët i

Tiranës dhe lojtarët kaluan në aventurë. Duhet të jemi më të vetëdijshëm para portës, sepse humbëm raste flagrante që duhej të përfundonin në rrjetë”, deklaroi Tetova.

Ai vlerësoi punën e lojtarëve si Haime dhe Fernando, të cilët ishin kyç në planin për të thyer presionin e Tiranës. Po ashtu, trajneri konfirmoi se Fangaj do të rikthehet së shpejti dhe se rotacioni do të jetë i domosdoshëm për të mbajtur skuadrën në formë.

Tetova foli edhe për sistemin e lojës së kundërshtarëve, duke e krahasuar me Elbasanin: “Ishte i njëjti 5-3-2 me presing, ndaj e njihnim mirë. Problemi ynë mbetet shpejtësia në manovër, aty duhet të përmirësohemi”.

Në fund, tekniku theksoi se skuadra është ndërtuar me kujdes gjatë viteve, duke zgjedhur lojtarë me karakteristika të përafërta me ata që janë larguar:

“Kemi hyrë në vitin e katërt të këtij projekti dhe çdo vit kemi tentuar të afrohemi sa më shumë me idenë tonë të lojës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot