Pulisiç, lideri i ri i Milanit dhe i Serie A

- Bota Sot

Pulisiç, lideri i ri i Milanit dhe i Serie A

Kristian Pulisiç po konfirmon çdo ditë e më shumë veten si një nga lojtarët më vendimtarë të Serie A.

Me golat dhe asistet e tij, ai nuk po ndihmon vetëm Milanin të luftojë për objektivat madhorë, por po vendos edhe statistika të rralla në elitën e futbollit italian.

Sipas të dhënave zyrtare nga “Opta”, amerikani është lojtari i parë në kampionat gjatë tre sezoneve të fundit që arrin shifrën e të paktën 25 golave dhe 15 asistimeve (25 gola, 17 asiste).

Një rekord që flet qartë për ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në lojën ofensive të kuqezinjve.

Pulisiç, i cili shpesh kritikohej në të kaluarën për mungesë vazhdimësie, te Milani ka rigjetur ritmin dhe mbi të gjitha besimin. Me shpejtësi, teknikë dhe vendimmarrje në momentet kyçe, ai është shndërruar në liderin e padiskutueshëm të skuadrës së Masimiliano Alegrit.

Ky rekord e vendos atë në një kategori të veçantë, duke lënë pas shumë yje të njohur të Serie A, dhe e bën një nga lojtarët më produktivë në Evropë për kontribut të drejtpërdrejtë në gola.

Për kuqezinjtë, kjo është një garanci shtesë se kanë në skuadër një kampion të aftë të bëjë diferencën në ndeshjet më të rëndësishme.

Në një periudhë kur Milani synon të rikthehet fuqishëm në garën për trofetë, statistika të tilla e vulosin Pulisiç si lider dhe simbol të rilindjes kuqezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot