Oktoberfest 2025 – Hapet festa me çmime rekord të birrës

- Bota Sot

Oktoberfest 2025 – Hapet festa me çmime rekord të birrës

Festa e birrës në 190 vjetorin e saj zhvillohet nga 19 shtatori deri më 5 tetor në parkun e Mynihut Theresienwiese. Që nga fundi i qershorit kanë nisur të ndërtohen çadrat dhe të vendosen tavolinat për hapjen e rubinetit të fuçisë së parë të birrës në festë me shprehjen legjendare nga kryebashkiaku i Mynihut  "Ozapft is!". Oktoberfest e Mynihut konsiderohet si festa më e madhe popullore në botë.

Pjesa më e madhe e gjashtë deri shtatë milionë vizitorëve që priten vijnë nga Gjermania, më me preferencë e kanë këtë festë bavarezët. Po ashtu festa frekuentohet edhe nga vizitorë nga vende si SHBA-ja, Italia, Britania e Madhe, Austria, Polonia, Franca, Zvicra, Spanja, Holanda dhe që nga viti 2024 në Oktoberfestpo vijnë gjithnjë e më shumë edhe vizitorë nga India.

Rekord: Një krikëll birrë për 15 euro

Pyetja më e rëndësishme që shtrohet çdo vit është: Sa kushton birra? Ndryshe nga viti i kaluar, një krikëll një litërshe kushton sivjet 15 euro ndonjëherë edhe më shumë. 15,80 euro nëpër birrari. Vetëm pak lokale e ofrojnë litrin për 15 euro.

Ndonëse kryeqyteti i Bavarisë, Mynihu, është organizatori i festës së birrës, çmimet në fakt i negociojnë gastronomët e qytetit ndërmjet tyre. Por që çmimet të mos i kalojnë kufijtë e fantazive qyteti ruan kontrollin ndaj zhvillimit të çmimeve. Pavarësisht se sa e shtrenjtë është birra, gjatë Oktoberfest çdo vit konsumohen rreth 7 milionë krikëlla një litërshe. 

Çadra feste me programe të larmishme për këdo

14 çadra të mëdha dhe 21 të vogla vendosen në Oktoberfest, ku ofrohen programe të ndryshme argëtuese, Në eventin "Oide Wiesn" janë instaluar shtesë edhe tri çadra feste. Këto çadra me përmasa të mëdha kanë kapacitet për mesatarisht 6000 vetë, ndërsa më të voglat ofrojnë hapësirë për deri në 3000 vetë.

Në Oide Wiesn është një kompartament i veçantë në parkun Theresienwiese, ku tradicionalisht interpretohet muzikë klasike me instrumente fryme.

Koncepte funksionuese për sigurinë

Siguria ka prioritet të lartë në evente të përmasave të tilla. Çdo vit Oktoberfest punon me koncepte të reja të përmirësuara të sigurisë. Kjo mirëpritet nga publiku. Të gjithë e vlerësojnë këtë dhe vizitorët janë bashkëpunues duke mos u bezdisur nga kontrollet, përkundrazi ata falenderojnë forcat e rendit, sepse duan të festojnë të sigurtë në parkun Ëiesn, që këto ditë i dedikohet tërësisht birrës dhe argëtimit.

Pak histori

Për herë të parë kjo festë është zhvilluar në vitin 1810, por asokohe çdo gjë ishte ndryshe. Princi i kurorës së Bavarisë, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni - Hildburghausen-it. Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike.Festa e parë eTetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos  të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm. Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale. / DW



Lexoni të gjitha në Bota Sot