Hagë: Protesta të dhunshme kundër politikave të azilit

- Bota Sot

Hagë: Protesta të dhunshme kundër politikave të azilit

Demonstrues ekstremistë të djathtë në Holandëu përleshën me policinë dhe sulmuan zyrën e një partie të majtë liberale. Pjesëmarrësit në protestë hidhnin sende ndaj policisë dhe u vunë flakën automjeteve të policisë. Sipas të dhënave të veta, policia përdori gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shpërndarë demonstruesit që ushtronin dhunë. 30 persona u arrestuan. Në radhët e policëve ka të plagosur. Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e arrestimit edhe të përsonave të tjerë, sepse ndërkohë po kqyret materiali filmik nga videot.

Kërkohet politikë më e ashpër azili

Një grup më i vogël demonstruesish marshoi drejt kompleksit të ndërtesës së parlamentit, që ndërkohë është i mbyllur pasi po rinovohet. Në manifestim, ku shpërtheu dhuna, qindra demonstrues të veshur kryesisht me të zeza kërkonin një politikë më të ashpër azili. Protesta doli jashtë kontrollit, kur rreth 1.500 demonstrues penguan qarkullimin duke marshuar përmes autostradës A12 që kalon mespërmes Hagës. Autostrada u bllokua nga policia. Sipas të dhënave të medias NOS, disa nga demonstruesit valëvisnin flamurin ngjarë portokalli-të bardhë dhe blu, i ashtuquajturi flamuri i princit, që dikur përdorej nga lëvizja nacional-socialiste e Holandës (NSB) dhe që sot përdoret si simbol nga ekstremistët e djathtë. Qeveria që ushtron detyrën si dhe shumë parti e dënuan dhunën në portestë: "E drejta e demonstrimit është një vlerë e çmuar, por mos i cënoni policët tanë!", tha ministri i Drejtësisë Foort van Oosten nga partia konservatore-liberale, partia për Lirinë dhe Demokracinë (VVD).

Në grindjen për ligje më të ashpra azili u shpërbë koalicioni qeveritar

Edhe politikani populist i djathtë Geert Wilders i dënoi sulmet ndaj policëve dhe kërkoi që ata që kanë ushtruar dhunë të ndëshkohen "fort". Sipas ANP Wilders ka theksuar, se "të bllokosh autostrada dhe të ushtrosh dhunë ndaj policisë, është absolutisht e papranueshme. Idiotë. "

Wilders dhe partia e tij për Lirinë (PVV) kërkojnë prej kohësh që Holanda të ketë një ndër ligjet më të ashpra të të gjitha kohëve për azilin.

PVV vitin e kaluar për herë të parë mori pjesë në qeveri për të realizuar këtë qëllim të saj. Por në qershor koalicioni qeveritar dështoinë grindjen për ashpërsimin e ligjeve të azilit. Zgjedhjet e reja në Holandë janë planifikuar për në fund të tetorit. / DW



Lexoni të gjitha në Bota Sot