Alarm para derbit, dy lojtarë të Romës shqetësojnë Gasperinin dhe tifozët

- Bota Sot

Alarm para derbit, dy lojtarë të Romës shqetësojnë Gasperinin dhe tifozët

Vetëm pak orë nga derbi i kryeqytetit, Roma nuk i ka të gjitha kartat në dorë. Në stërvitjen e fundit, përveç Beili dhe Dibala që janë të konfirmuar jashtë loje, munguan sërish Hermoso dhe Ueslei.

Lajmi ndez shqetësimin e tifozëve, pasi të dy lojtarët konsiderohen të rëndësishëm në skemat e Gasperinit. Hermoso vuan nga një lodhje muskulare në këmbën e djathtë. Ekzaminimet mjekësore kanë përjashtuar dëmtime serioze, por praninë e tij në derbi e lënë në dyshim.

Situata e Uesli lidhet me një virus intestinal që e ka mbajtur jashtë stërvitjes për dy ditë radhazi. Stafi shpreson ta rikuperojë në minutat e fundit, por garancia nuk ekziston. Në këtë mënyrë, Gasperini mund të detyrohet të bëjë ndryshime të paplanifikuara në formacion.

Përballja me Lacion është gjithmonë delikate dhe mungesat peshojnë rëndë, sidomos në një ndeshje ku detajet bëjnë diferencën. Roma pret me ankth orët e ardhshme për të kuptuar nëse do të mund të rikuperojë ndonjë nga të dy lojtarët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot