Tudor i Juventusit: Penalltia ishte e turpshme, duhej të ishte karton i kuq kur u qëllua Gatti…

- Bota Sot

Tudor i Juventusit: Penalltia ishte e turpshme, duhej të ishte karton i kuq kur u qëllua Gatti…

Trajneri i Juventusit: “Do të doja të shihja më shumë energji te lojtarët e mi, por edhe një gjyqtar tjetër”.

Igor Tudor u tërbua pas ndeshjes në Bentegodi në barazimin e Juventusit kundër Veronës.

“Do të doja që skuadra të kishte më shumë energji. Është krejtësisht ndryshe këtu, sepse nuk luajmë çdo shtatë ditë, pot tre ndeshje në shtatë ditë siç luajtëm. Por do të doja edhe një gjytar tjetër. Penalltia e dhënë është e turpshme, nuk ekziston. Vetëm dikush që nuk ka luajtur kurrë futboll mund ta japë atë. Është diçka që nuk e kam parë kurrë më parë. Pastaj bërryli ndaj Gattit. Nëse nuk jep një karton të kuq për një incident të tillë, nuk e di kur duhet ta japësh… Sulmuesi nuk po shikon asgjë, vetëm kundërshtarin. Nuk dua të gjej justifikime, por ndeshjet vendosen kështu. Të dyja ishin vendime të këqija të VAR-it. Duhet thënë se na mungoi energjia sot”, vazhdoi ai, pas ndeshjes.

“Ata qëndruan fort në mbrojtje, por në mesfushë, mund ta kishim bërë më mirë. Nuk jam i zemëruar; kemi pikat tona të forta dhe të dobëta. Nuk luajtëm një nga ndeshjet tona më të mira dhe nuk mund të fitosh gjithmonë.”

Pastaj Tudor vërshëllen kundër Lega Calcio-s dhe orarit:

“Ndeshja kundër Veronës mund të ishte luajtur nesër. Napoli do të luajë tre ndeshje në nëntë ditë, ndërsa ne do të luajmë në shtatë. Na duhet barazi. Nuk ka kuptim ta mohojmë, këto gjëra ndryshojnë renditjen në planin afatgjatë. Duhet thënë: sepse nëse heshtim ne jemi të mirë…”



Lexoni të gjitha në Bota Sot