Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, shënoi golin që i dha Rubin Kazanit barazimin 2-2 me Akron Togliattin të shtunën, në një ndeshje të vlefshme për xhiron e nëntë të elitës ruse.
Akroni kishte kaluar në epërsi 2-0 pas pjesës së parë, ndërsa trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, ka treguar se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Dakut gjatë 45 minutave të para.
“Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim pati kritika të ashpra ndaj tij”, tha Rakhimov për matchtv.ru.
Ai shtoi: “Është çështje e brendshme e ekipit tonë. Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij. Por pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Daku duhet ta kuptojë që është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë i qëndrueshëm", deklaroi Rakhimov.
Në konferencën për shtyp, Rakhimov u pyet edhe për gjendjen emocionale të lojtarit, pas vdekjes së gjyshit të tij javën e kaluar.
“Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të. Ai është martuar, ka nënshkruar kontratë martese dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur", shtoi trajneri duke qeshur.
Me këtë gol, Daku ka arritur tetë gola në nëntë paraqitje kampionale, duke konfirmuar rëndësinë e tij për Rubin Kazanin këtë sezon.