Superiorja do të luajë 3 ndeshjet e mbetura të javës së 4-të të kampionatit.
Do të luhet në aksin Laç – Tiranë dhe Durrës.
Në orën 16:00 do të luhet paralelisht në Laç dhe Tiranë.
Në stadiumin e Laçit do të sfidohen mes tyree Vora dhe Flamurtari, ndërsa në “Selman Stërmasi” do të përplasin “brirët” Dinamo dhe Bylisi.
Ndërkohë në orën 19:00 e gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në “Niko Dovana”.
Teuta do të presë Vllazninë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores dhe vendit të 2-të në klasifikim.