Frikëson lojtari i Juventusit! Rrëzohet përtokë

- Bota Sot

Frikëson lojtari i Juventusit! Rrëzohet përtokë

Gleison Bremer i trembi të gjithë te Juventusi pasi, pas ndeshjes me Veronën, gjatë seancës stërvitore të dedikuar lojtarëve që nuk kishin luajtur, mbrojtësi brazilian u ndal papritur dhe u shtri në tokë duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Megjithatë, sipas Tuttosport, këtë herë nuk bëhej fjalë për një dëmtim, por për një shqetësim kalimtar.

Bremer u ndal gjatë një përsëritjeje stërvitore për shkak të lodhjes, mori menjëherë trajtimin e duhur dhe pak minuta më pas u ngrit, duke i siguruar të gjithë se gjendja ishte nën kontroll.

Pas stërvitjes, ai përshëndeti tifozët dhe u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Nga ambientet e Juventusit është konfirmuar se situata nuk përbën shqetësim dhe se mbrojtësi pritet të jetë gati për ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantës dhe Villarrealit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot