Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja 1-2 që skuadra e tij pësoi të shtunën në Old Trafford ndaj Manchester United.
Një karton i kuq i portierit Sanchez që në minutat e para detyroi londinezët të luanin me 10 lojtarë për 90 minuta.
“Ishte shumë e vështirë sepse pas 3-4 minutash kartoni i kuq e ndryshoi plotësisht lojën. I gjithë plani ynë I lojës përfundoi në kosh. Pra, ishte shumë e komplikuar. Ishte një situatë që mund ta shmangim sepse i dinim këto lloj topash të gjatë për Sesko”, tha Maresca.
“Kur je një lojtar më pak, bëhet plotësisht e vështirë dhe e ndryshoi lojën.
Ata janë mësuar të sulmojnë me pesë lojtarë, kështu që në atë moment duhet të mbrohemi me pesë lojtarë.
Mund të mbrohemi absolutisht me katër kur jemi 11 kundër 11, por kur jemi një lojtar më pak, ideja ishte të mbroheshim me pesë”, shtoi italiani.
Më tej, Maresca tha: “Zëvendësova edhe Palmer sepse ai bëri një përpjekje për të luajtur këtë ndeshje, por nuk ishte 100% në formë. Gjithsesi, është kartoni i kuq ai që e ndryshoi plotësisht lojën.
“Ne pësuam dy gola që duhet t’i shmangim. Por sidomos kartoni i kuq, pas tre minutash, jashtë fushe në Old Trafford, bëhet e vështirë për çdo ekip. Kur edhe ata luajtën me 10 lojtarë ne e kontrolluam lojën, krijuam raste dhe shënuam. Por ishte një ndeshje tjetër, 10 kundër 10”, tha Maresca.