U luajt java e katërt e Kategorisë së Parë 2025–2026.
Skënderbeu fitoi 1:0 në transfertë ndaj Pogradecit dhe kryeson kampionatin me 10 pikë.
Burreli mundi Besën 2:1 me përmbysje, ndërsa Laçi fitoi 2:0 ndaj Korabit.
Iliria mposhti Kukësin 1:0, Apolonia fitoi 2–0 ndaj Kastriotit, ndërsa Lushnja dhe AF Luftëtari barazuan 1:1.
Në renditje Skënderbeu i Korçës është i pari me 10 pikë, i ndjekur nga Laçi me 9 pikë dhe Apolonia e Burreli me nga 7 pikë.