Tota fton 20 futbolliste

- Bota Sot

Tota fton 20 futbolliste

Kombëtarja U-15 për vajza nis këtë të diel grumbullimin dhe përgatitjet zyrtare në kuadër të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë.

Ndeshjet e turneut do të zhvillohen të gjitha në “Shtëpinë e Futbollit” dhe së bashku me Shqipërinë do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Estonisë, Kosovës dhe Moldavisë.

Në prag të këtij turneu që ngre siparin të mërkurën me ndeshjet e para, trajnerja Rabie Tota ka zbardhur listën me 20 futbollistet e grumbulluara, të cilat janë produkt i punës së bërë me seleksionime e seanca stërvitore përgjatë këtyre muajve.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 24 shtator, takimin e dytë kundër Estonisë më 26 shtator dhe do ta mbyllë turneun me takimin ndaj Kosovës më 29 shtator.



Lexoni të gjitha në Bota Sot