Media kroate e quan raketë shqiptarin e Kosovës: Heroi i papritur

- Bota Sot

Media kroate e quan raketë shqiptarin e Kosovës: Heroi i papritur

Dinamo e Zagrebit e mposhti Hajdukun e Splitit me rezultat 2:0 në stadiumin “Polud” të Splitit, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit kroat.

Për fitoren e dinamovitëve shënuan Arbër Hoxha në minutën e 44-të dhe Monsef Bakrar në minutën e 81-të.

“Raketa e Dinamos thyen Hajdukun. Ai bëhet heroi i papritur i derbit!

Hoxha, sulmues krahu, 26-vjeçar, u shndërrua në hero të papritur të Dinamo sepse ishte ndeshja e tij e parë këtë sezon në të cilën ai startoi nga minuta e parë dhe shënoi golin e parë.

Ai e mori topin në qendër, depërtoi në mesfushë nëpërmjet mbrojtjes së Hajdukut dhe nga rreth 20 metra goditi në të djathtën e poshtme të portierit Ivica Ivushiç:, shkruan mes të tjera media kroate “Index”.

Arber Hoxha këtë sezon:

Osijek - Dinamo (0:2) - 34 minuta
Dinamo - Vukovar (3:0) - 21 minuta, asistoi
Rijeka - Dinamo (0:2) - 28 minuta
Dinamo - Istra (3:0) - 25 minuta
Varazhdini - Dinamo (2:2) - 25 minuta
Dinamo Predavac - Dinamo (Kupë, 0:6) - nuk luajti
Dinamo - Gorica (1:2) - nuk luajti
Hajduku - Dinamo (0:2) - 90 minuta

Vidoviç, Hoxha apo Varela?

“Dinamo e ka rindërtuar ekipin këtë verë nën udhëheqjen e presidentit Zvonimir Boban.

Në pozicionin si krah i majtë, Kovaçeviq ka 21-vjeçarin Gabriel Vidoviç dhe 16-vjeçarin Cardos Varela, lojtarë që mbetën në stol kundër Hajdukut.

Në fund të gushtit, ishte pyetja se kush duhet të ishte krahu i majtë titullar i Dinamos, dhe Hoxha mori shumë më pak vota - tetë për qind.

Tani filloi me një gol të shkëlqyeshëm ndaj Hajdukut, ndërsa Vidoviç dhe Varela e ndoqën atë nga stoli, dhe performanca e Hoxhës kundër Hajdukut u vlerësua me 4 në notën e “Index”, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të mirë të ndeshjes pas Bakrar (4.3) së bashku me Scott McKenna”, shkruan media kroate.

Minutat e krahëve të majtë të Dinamos këtë sezon:

Gabriel Vidoviç - 363 minuta
Arber Hoxha - 223 minuta
Cardoso Varela - 158 minuta

Raketa e Jakiroviçit

“Hoxha ka lindur në Heidelberg të Gjermanisë. Ai luajti për Prishtinën, Besën e Pejës dhe Ballkanin, para se ti bashkohej Lokomotivës në vitin 2021. Ai kaloi dy sezone në klubin e Zagrebit dhe më pas luajti edhe një vit e gjysmë te Slaven Belupo.

Dinamo i pagoi atij një milion euro në janar të vitit 2024, së bashku me 15 për qind të transferimit të ardhshëm.

Ai erdhi në kohën e trajnerit Sergej Jakiroviç, i cili vazhdimisht ushtroi presion publikisht mbi bordin për ti sjellë përforcime, dhe theksoi veçanërisht se "donte raketa", lojtarë të shpejtë dhe të sulmojnë portën vertikalisht, gjë që u pa në golin kundër Hajdukut.

Në 69 ndeshje për Dinamon, ai shënoi gjashtë gola dhe asistoi për shtatë.

Kontrata e tij është deri në verën e vitit 2027, dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 1.5 milion euro.

Ai ka 17 paraqitje për ekipin kombëtar të Shqipërisë”, shkruan mes të tjera media kroate.



Lexoni të gjitha në Bota Sot