Kur Jerome Boateng u përball me akuzat

- Bota Sot

Kur Jerome Boateng u përball me akuzat

Kur Jerome Boateng u përball me akuzat për ushtrimin e dhunës ndaj ish-partneres, Kevin-Prince Boateng (i vëllai) deklaroi publikisht se është distancuar prej tij, sepse nuk e pranonte dhunën ndaj femrave.

Së fundmi, Jerome ka befasuar me një deklaratë.

Ai tha se Kevin-Prince i ka kërkuar falje.

“Vëllai më tha se prej shumë vitesh xhelozie ndaj meje, gjeti rrugën e hakmarrjes duke më poshtëruar publikisht. Ishte penduar.

Fola me të dhe më tha se ishte nxituar”, u shpreh Jerome.

Pse xhelozi? Sepse Jerome u bë kampion bote dhe pati sukses me Bayern, kurse Kevin-Prince ka qenë gjithnjë një “bad boy” tipik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot