Ruben Amorim pati vetëm fjalë të mira për mesfushorin Bruno Fernandes pas performancës së tij të shkëlqyer në fitoren 2-1 kundër Chelsea (të shtunën).
Portugezi shënoi golin vendimtar në pjesën e parë, i 100-ti në 6 vitet e tij me “Djajtë e kuq”.
“Beruno meriton të gjitha fjalët më të mira.
Gjëja më esenciale e tij është impakti që ka në skuadër”, tha Amorim.
“Sipas meje, ky lojtar meriton të jetë në historinë e klubit tonë”, shtoi tekniku i United.