Tifozët e Liverpool kanë një kërkesë thelbësore për trajnerin Arne Slot.
Ata janë bindur pas derbit me Evertonin.
Edhe pse “Të kuqtë” fituan 2-1, ka një gjë që nuk shkoi: Gakpo.
Sipas tifozerisë, ai nuk e meriton formacionin, sidomos pas merkatos spektakolare që Liverpool ka bërë në sulm.
Tifozët, me pak fjalë, kanë kërkuar nga Slot ta heqë nga formacioni titullar.
Pas debutimit të Alexander Isak, tifozët duan një treshe tjetër në ofensivë, pa Gakpon. Treshja e djeshme ishte Cody Gakpo, Ekitike dhe Mohamed Salah, por tifozët duan Ekitike dhe Isak.