Stadiumi “Spotify Camp Nou” drejt përfundimit

- Bota Sot

Stadiumi “Spotify Camp Nou” drejt përfundimit

Stadiumi legjendar i Barcelonës, “Spotify Camp Nou”, është shumë pranë përfundimit të punimeve të rikonstruksionit.

Klubi katalanas ka publikuar pamje të reja nga brenda dhe jashtë impiantit, duke treguar progresin e madh që është arritur deri më tani.

Sipas klubit, ndërsa janë përfunduar sistemet e ventilimit, ngrohjes dhe kanalizimit, si dhe përgatitja për shtrimin e fushës.

Pamjet tregojnë një transformim të dukshëm të stadiumit, që pritet të bëhet një nga më modernët në botë.

Rikthimi i skuadrës në shtëpinë e saj është planifikuar për fundin e muajit shtator por që është shtyer edhe për një kohë

Klubi është në pritje të marrjes së çertifikatës për përdorim të pjesshëm (CFO), e cila do të lejojë zhvillimin e ndeshjeve në stadium gjatë fazës së ndërmjetme të projektit.

Pavarësisht sfidave në marrjen e lejeve dhe zgjatjes së afateve, drejtuesit e Barcelonës sigurojnë se gjithçka po ecën sipas planit dhe tifozët së shpejti do të rikthehen në tempullin e futbollit katalanas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot