Elbasani ka një lider të ri

- Bota Sot

Elbasani ka një lider të ri

Elbasani aktualisht është ekipi që kryeson në Superiore me 10 pikë.

Verdheblutë mbrëmjen e djeshme morën fitoren e dytë rresht dhe të tretën për këtë sezon.

Në 2 sfidat e fundit të fituara ndaj Dinamos dhe Partizanit, Elbasani ka mundur të shënojë 2 gola. një ekip cinik që di të shënojë dhe të mbrojë rezultatin deri në fund. 2 gola të shënuar nga i njëjti lojtar, Fatjon Bunjaku.

21-vjeçari është tashmë zbulimi i Ivan Gvozdenovic, i cili ka ditur të çojë topn në rrjetë dhe t’i japë skuadrës 6 pikë të rëndësishmë ndaj 2 prej ekipeve të kryeqytetit.

Ndërkohë është shndërruar në një lider në Elbasan, pasi në 4 gola që ka shënuar gjithsej skuadra, 2 prej tyre mbajnë firmën e tij. 1 tjetër e ka shënuar Diallo në barazimin 1-1 me Egnatian dhe një tjetër është autogol në fitoren ndaj Flamurtarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot