Llapi është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së pestë në Albi Mall Superligë.
Llapjanët nuk e kanë nisur aspak mirë këtë edicion, teksa në katër ndeshjet e para kanë marrë vetëm dy pikë.
Nga ana tjetër Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me tetë pikë, ku është skuadra e vetme pa humbje.
Vendasit kërkojnë fitoren e parë, në anën tjetër mysafirët kanë udhëtuar për mos tu mposhtur në Podujevë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Mulalic, Idrizi, Rama, Bytyqi, Shabani, Ramadani, Musolli, Hyseni, Gashijani, Gnapi.
Ballkani: Iljazi, Smajli, Halili, Batarelo, Potoku, Ismajlgeci, Diene, Deliu, Tolaj, Hamidi, Serebe.