Jude Bellingham u kthye në fushë, pas dy muajsh mungesë.
Mesfushori luajti me Realin në 10 minutat e fundit, në fitoren ndaj Espanyol.
Pas takimit, ai bëri një postim, në rrjetet sociale.
“Më ka munguar shumë kjo dhe të gjithë ju. Jam vërtet i përulur nga dashuria që më dhatë në stadium sot dhe mbështetja gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.
Do të thotë shumë për mua. Tani për më shumë. Hala Madrid”- shkruajti ai.
Kujtojmë që Bellingham mungoi këtë periudhë kohe pasi kreu operacion në shpatull.