Pasagjerët që tentuan të kontrabandojnë iPhone 17 në Aeroportin “Adem Jashari” janë njëri kosovar e tjetri serb

- Gazeta e Prizrenit

Pasagjerët që tentuan të kontrabandojnë iPhone 17 në Aeroportin “Adem Jashari” janë njëri kosovar e tjetri serb

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera nga rasti i parandalimit të dy tentativave për kontrabandë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas autoriteteve, të ndaluarit janë një pasagjer shtetas i Kosovës dhe një tjetër shtetas i Serbisë, të cilëve u janë gjetur 10 telefona iPhone 17 të padeklaruar, me një vlerë rreth 10.000 euro.

“Në datën 20.09.2025, dy pasagjerë nga Zvicra (Zyrih), njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Serbisë, janë ndaluar pas kalimit të kontrollit të pasaportave. Gjatë kontrollit në trupin e tyre janë gjetur të fshehur 10 telefona iPhone 17. Telefonat nuk ishin deklaruar dhe vlera e tyre në treg sillet rreth 10.000 – 11.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në të njëjtën ditë, një tjetër pasagjer kosovar, që udhëtonte nga Bazeli, u kap me 36.450 euro të padeklaruara në valixhen e tij, prej të cilave 9.000 euro u konfiskuan.

Sipas policisë, pasagjerët janë proceduar nga autoritetet doganore dhe rastet po trajtohen më tej sipas procedurave ligjore në fuqi.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit