Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Drita e ka mposhtur me rezultat 2:1 Prishtinën e Re, në takimin e javës së pestë.
Pas dy barazime e dy humbjeve, Drita gjen qetësinë.
Drita renditet në vend të tetë me pesë pikë e Prishtina e Re gjendet dy pozita më lart me 6 sosh.