Dukagjini i Klinës vazhdon me rezultate të lakmueshme në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Klina ka barazuar me rezultat 1:1 me Drenicën, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Bajram Aliu” në Klinë.
Për Drenicën shënoi Igball Jashari dhe për Dukagjinin Albion Pllana.
Dukagjini zë vendin e dytë me 10 pikë sa ka edhe lideri Prishtina dhe Drenica renditet në pozitën e katërt me 8 sosh pas javës së pestë.