Shkëndija e Tetovës ka marrë tre pikë në Tetovë ndonëse me mund të madh.
Skuadra kuqezi e mposhti me rezultat 1:0 Tikveshin e Kavadarit duke i falënderuar golit të Sebastijan Spahiut në minutën e 36-të.
Skuadra tetovarë gradualisht po i afrohet kreut të tabelës.
Shkëndija renditet në vend të katërt me 14 pikë por ka dy më pak se lideri Struga Trim Lum, Vardari dhe një se Sileksi.
Tikveshi renditet në vend të nëntë me 5 pikë pas javës së shtatë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.