Marash Kumbulla është pafat. Mbrojtësi i Kombëtares është dëmtuar sot, në ndeshjen që Majorka po luante me Atletiko Madrid.
Kumbulla la fushën e lojës në minutën e 36-të të sfidës në kampionatin spanjoll. Moment delikat për mbrojtësin, vetëm pak javë para sfidës vendimtare me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026.
25-vjeçari u huazua te Majorka dhe po rezulton me të vërtetë pafat.
Menjëherë fitoi vendin e titullarit në La Liga ku spikati në sezonin e kaluar me Espanjolin, por tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.