Prishtina lider i Superligës

- Bota Sot

Prishtina lider i Superligës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Prishtina është bërë lider i Superligës me dhjetë pikë, pasi mposhti 1:3 Malishevën.

Drenica e ndali Dukagjinin, pasi ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 1:1.

Kështu, Dukagjini i Ismet Munishit e humb pozitën e parë, por ka aq pikë sa vendi i parë (10).

Gjilani rikthehet te fitorja, pasi mposhti Ferizajin me shifrat minimale 0:1, duke shkuar kështu në kuotën e shtatë pikëve.

Llapi dhe Ballkani, derbi i javës së pestë u mbyll me rezultat të barabartë 2:2.



Lexoni të gjitha në Bota Sot