Supersfida e kampionatit holandez mes PSV Eindhoven dhe Ajax nuk prodhoi fitues. “De Topper”, e luajtur në “Philips Stadion”, përfundoi me rezultatin 2:2 pas një ndeshjeje plot emocione.
PSV kaloi shpejt në avantazh në minutën e 6-të: Ivan Perishiq dërgoi një krosim perfekt në zonë dhe Ismael Saibari goditi saktë me kokë për 1-0.
Ajax reagoi në minutën e 28-të, kur Sergiño Dest shkaktoi penallti ndaj Oliver Edvardsen. Nga pika e bardhë, Kenneth Taylor nuk gaboi, duke barazuar shifrat 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë solli emocionet më të mëdha në minutat e fundit.
Në të 81-ën, Yarek Gasiroëski shënoi me kokë pas krosimit të Muaro Junior, duke rikthyer në epërsi PSV-në. Por Ajax nuk u dorëzua: në minutën e 90-të, pas një asisti të shkëlqyer nga Taylor, Oscar Gloukh realizoi golin e barazimit 2-2.
Pas këtij rezultati, Feyenoord kryeson klasifikimin me 15 pikë, i ndjekur nga PSV me 13 dhe Ajax me 12 pikë.