Julian Shehu ka tundur rrjetën në Poloni. Mesfushori i Kombëtares riktheu baraspeshën në takimin që Uidzeu Lodz po luan në transfertën e Gornik Zabrze.
Ishte minuta e 27-të, kur Shehu dërgoi topin në rrjetë.
Mesfushori shqiptar shfrytëzoi si duhet krosimin në zonë dhe kërceu mbi të gjithë për të gjuajtur me kokë.
Sfida është e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit polak.
Deri tani ka shënuar tri gola, ndërsa ka asistuar edhe tri të tjerë. Festa me shqiponjë nuk mungoi, menjëherë pasi topi përshëndeti rrjetën.