Ansu Fati futet në pjesën e dytë dhe bën heroin për Monaco-n

- Bota Sot

Ansu Fati futet në pjesën e dytë dhe bën heroin për Monaco-n

Monaco ka fituar 5:2 ndaj Metz, për javën e pestë në Ligue 1. Protagonisti kryesor i këtij takimi dhe që fitoi me të drejtë “Lojtari i Ndeshjes” ishte Ansu Fati.

Sulmuesi i huazuar nga Barcelona i futur në pjesën e dytë, shënoi dy gola. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 1:1. I sapo futur në fushë në pjesën e dytë, Ansu Fati gjeti direkt golin pas asistit perfekt të Camara.

Në minutën e 82-të, kur rezultati aktual ishte 2-2, Ansu Fati shënoi golin e tretë për Monaco-n dhe të dytin personal. Sulmuesi spanjoll shënoi me kokë, pas asistit të Diatta.

Në minutat e mbetura, Monaco shënoi edhe dy herë të tjera, njëri prej tyre autogol. Monaco fiton 5:2 dhe aktualisht mban vendin e dytë me 12 pikë në Ligue 1, vendi i parë mbahet nga PSG, po me 12 pikë, por me një ndeshje më pak.

Ansu Fati u vlerësua me notën 9.2 dhe në dy ndeshje që ka luajtur me Monaco-n, ka shënuar 3 gola. Kujtojmë që 22-vjeçari është huazuar nga Barcelona me të drejtë blerjeje dhe me këto shifra, është e sigurt që francezët do kërkojnë blerjen përfundimtare gjatë verës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot