Futbollisti Jasir Asani është rikthyer te golat.
Dhe për Esteghal realizoi sot dy gola, ndërsa ekipi i tij barazoi 2:2 përballë Pajkan, në kuadër të Kampionatit të Iranës.
Asani ishte ai që vendosi dy herë baraspeshën.
Fillimisht në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë, me lëvizjen që rezulton edhe specialitet i tij.
Më tej, në minutën e 80-të, përmes penalltisë. Asani nuk mund të gabonte ndërsa i dha 1 pikë skuadrës së tij në javën e katërt të kampionatit Iranian.