Fituesi i Kupës së Malit të Zi në futboll, skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit, kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi në Tivat.
Deçiqi ka barazuar me rezultat 1:1 me Arsenalin, në takimin e javës së tetë të elitës së futbollit malazez.
Ekipi nga Tivati kaloi në epërsi në minutën e 22-të, kur Vanja Vuçiçeviq krosoi, ndërsa Petar Razhnatoviq shënoi gol me kokë.
Skuadra shqiptare reagoi shpejt dhe tre minuta më vonë, Balsha Radusinoviq mori topin, u drejtua drejt portës së ekipit vendas dhe e mposhti Bojan Zogoviqin nga rreth 25 metra.
Sutjeska kryeson me 16 pikë, ka dy më shumë se Deçiqi në vend të dytë dhe Arsenali renditet në pozitën e tretë me 13 sosh.