Skuadra e Mallorca-s arriti që të marrë një pikë (1:1) në shtëpinë e saj edhe pse përballë kishte formacionin e Atletic Madrid.
Ndeshja u zhbllokua nga miqtë falë Julian Alvarez, por në pjesën e dytë ishte Vedat Muriqi ai që konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke shënuar golin e barazimit, i cili ishte edhe goli i katërt i tij personal në këtë sezon të La Ligës.
Sulmuesi dardan është vetëm një gol larg golashënuesit të kampionatit, Kylian Mbappe (5 gola).
Marash Kumbullës i është dashur sot që të largohet nga fusha e lojës pas vetëm 36’ lojë pasi pësoi një tërheqje muskulore.
Sipas mediave spanjolle mbrojtësi shqiptar ditën e nesërme do t’i nënshtrohet vizitave më të imtësishme ku edhe do të mësohet diçka më shumë rreth periudhës që do t’i duhet mbrojtësit për tu rikuperuar.