Bergomi: Ja çfarë i mungon Interit

- Bota Sot

Bergomi: Ja çfarë i mungon Interit

Pas fitores së vështirë të Interit me rezultatin 2:1 ndaj Sasuolos në “San Siro”, ish-mbrojtësi legjendar i zikaltërve, Bepe Bergomi, foli në studiot e “Sky Sport” duke analizuar pikat e dobëta të zikaltërve, pavarësisht se skuadra e Kivusë krijoi shumë raste.

“Do të doja të shihja në fushë dikë që t’i fusë frikën mbrojtjeve kundërshtare.

E shoh edhe unë që Suçiç është shumë i mirë teknikisht, por kur ndeshjet bëhen të ndërlikuara, kërkohet fizikalitet, duele, forcë.

Ky element i mungon Interit për të nxjerrë edhe më shumë në pah cilësitë e lojtarëve të tjerë,” – tha Bergomi.

Analiza e tij u ndal edhe te mënyra e menaxhimit të ekipit nga Kristian Kivu, që sipas tij po bën ndryshime të kujdesshme:

“Kivu nuk mund të bëjë revolucion me lojtarët që ka në dispozicion.

Nuk është një skuadër që mund të shkojë vertikalisht me lehtësi. Kjo ndodh vetëm me topat e gjatë për Dumfries dhe Dimarko, por sulmuesit janë lojtarë që duan topin në këmbë, si Esposito,” – shtoi ish-kapiteni zikaltër.

Një reflektim i qartë mbi balancat aktuale të Interit, që edhe pse fitoi, la përshtypjen se i mungon ende diçka për të qenë plotësisht i bindshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot