Operacion i madh policor në Vushtrri, arrestohen katër anëtarë të një familjeje

- Bota Sot

Operacion i madh policor në Vushtrri, arrestohen katër anëtarë të një familjeje

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar dje në Vushtrri, duke çuar në arrestimin e katër personave të një familjeje.

Operacioni, i udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim me Prokurorinë e Mitrovicës, u krye në dy shtëpi në fshatin Ropicë dhe një biznes në qytet.

Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, municion i shumtë, dylbi, telefona, dokumente, një laptop dhe pajisje të tjera.

Tre të dyshuar u dërguan në mbajtje 48 orëshe, ndërsa një tjetër iu dorëzua policisë për shkak të një urdhërarresti të mëparshëm..

Rasti po hetohet për veprat: mbajtje të paautorizuar të armëve, shkaktim rreziku të përgjithshëm, detyrim, kanosje dhe lëndim të rëndë trupor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot