Çka ndodh nëse dy kandidatë për Topin e Artë kanë pikë të barabarta?

- Bota Sot

Çka ndodh nëse dy kandidatë për Topin e Artë kanë pikë të barabarta?

Dita e madhe erdhi, mbrëmjen e sotme në Théâtre du Châtelet, PSG-ja do të përfaqësohet nga një delegacion me 40 persona edhe pse thuajse në të njëjtën orë në Marsejë skuadra do të luajë “klasiken” e madhe të Francës përballë OM.

Sipas shtypit të huaj sulmuesi i PSG-së është favoriti i madh për të fituar çmimin, por me atë që ndodhi një vit më parë asgjë nuk është më e sigurt.

Në Spanjë tregojnë se edhe Lamine Yamal ka marrë mjaftueshëm vota për ta fituar këtë çmim ndërsa vetë organizatorët nuk kanë preferuar që të japin detaje rreth fituesit.

Sa i përket rregullores mësohet se në rast se dy futbollistë do të kenë numër votash të njëjta atëherë çmimi i shkon lojtarit, i cili ka marrë më shumë vende të para nga votimet. Nëse edhe në këtë aspekt ka barazi atëherë diferencën e bëjnë vendet e dyta. Nëse edhe pas këtij listimi do të ketë përsëri barazi atëherë do të jenë vendimtare vendet e treta.

Pra, në rast se dy kandidatë për Topin e Artë përfundojnë me pikë të barabarta, France Football (organizatori i çmimit) ka rregulla të qarta për ta zgjidhur:

Kriteri i parë – numri i votave për vendin e parë. Kush ka më shumë vota si fitues direkt, shpallet fitues.

Kriteri i dytë – nëse mbeten baras, shikohet numri i votave për vendin e dytë, pastaj për vendin e tretë, e kështu me radhë.

Kriteri i tretë – nëse edhe pas kësaj mbeten baras, përparësi i jepet lojtarit që vjen nga vendi me më shumë gazetarë votues (pra nga kontinenti më i përfaqësuar).

Në rastin ekstrem – nëse nuk mund të ndahet ashtu, shpallet fitues i përbashkët.

Deri më sot nuk ka pasur kurrë shpallje zyrtare të dy fituesve në të njëjtin vit, por rregulli ekziston për të mbuluar edhe këtë skenar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot