Kanë lojë sonte, pesë lojtarë të PSG-së do të mungojnë në ceremoninë e Topit të Artë

- Bota Sot

Kanë lojë sonte, pesë lojtarë të PSG-së do të mungojnë në ceremoninë e Topit të Artë

Kanë lojë sonte, pesë lojtarë të PSG-së do të mungojnë në ceremoninë e Topit të Artë

Asnjë befasi në listën e të ftuarve të Luis Enriques.

Trajneri i Paris Saint-Germainit e ka konfirmuar listën e njëjtë të paralajmëruar për ndeshjen e sontme “Classique” kundër Olympique Marseillet, e cila do të nisë prej orës 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Velodrome”.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej mbrëmë, por për shkak të motit të lig u shty për sonte, duke i detyruar udhëtuesit të ktheheshin në Paris për t’u rikthyer më pas sot paradites në Marseille.

Kujdes dhe vëmendje i ishte dhënë mbi të gjitha mundësisë së “lirimit” të disa lojtarëve që janë në listë për Topin e Artë, derisa ceremonia e tij do të mbahet sonte në të njëjtën kohë në Paris.

Por, trajneri spanjoll, i cili i ka kritikuar gjithmonë shpërblimet individuale, nuk ka dashur t’ia dijë: Vitinha, Hakimi, Fabián Ruiz, Nuno Mendes e Kvaratskhelia kanë mbetur pjesë e skuadrës duke hequr dorë nga pasarella në “Théâtre du Châtelet”.

Një sinjal i qartë: prioritet absolut është fusha e gjelbër. Vetëm Ousmane Dembélé, i lënduar dhe favorit për ta fituar trofeun së bashku me Lamine Yamal, do të mundë të jetë prezent në ceremoni, njëjtë si Doué e João Neves, edhe ata të lënduar.

Edhe vetë Luis Enrique, i cili është kandidat dhe favorit për t’u zgjedhur trajneri më i mirë i vitit, duhet ta ndjekë këtë eveniment nga largësia. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot