Futbollisti i Interit dhe Haland mes më pak të votuarve, zbulohen emrat e parë në numërimin mbrapsht deri në shpalljen e fituesit

- Bota Sot

Futbollisti i Interit dhe Haland mes më pak të votuarve, zbulohen emrat e parë në numërimin mbrapsht deri në shpalljen e fituesit

Bota e futbollit do të mësojë sot emrin e fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2025, në ceremoninë e cila do të zhvillohet si gjithmonë në Paris dhe ku do të jepet trofeu më i lakmuar individual për futbollistë.

Padyshim dy pretendentët kryesorë për ta fituar janë Ousman Dembele dhe Lamin Jamal, të cilët shihen me shanse thuajse të barabarta për të bërë të tyrin trofeun.

Por ndërkohë, kanë filluar të publikohen nga vendi i 30-të, emrat e lojtarëve të tjerë që morën pjesë në këtë garë për trofeun në fjalë, derisa të publikohet edhe emri i atij që do të kurorëzohet me të.

RENDITJA

25 – Denzel Dumfris

26 – Erling Haland

27 – Deklan Rajs

28 – Virxhil Van Dajk

29 – Florian Virtz

30 – Majkëll Olize



Lexoni të gjitha në Bota Sot