PSG mundet në klasiken e futbollit francez përballë Marseille

- Bota Sot

PSG mundet në klasiken e futbollit francez përballë Marseille

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Ligue 1, duke u mposhtur nga rivali i madh, Marseille, me rezultat 1-0.

Derbi duhej të luhej të dielën, por u shty për shkak të motit të keq, që mbretëroi një ditë më herët.

Në ndeshjen e zhvilluar më pas, vendasit e nisën fuqishëm dhe kaluan në epërsi që në minutën e pestë, kur Nayef Aguerd shënoi.

Ai golin që ia siguroi ekipit të tij pikët e plota, e realizoi në minutën e pestë.

Me këtë fitore, Marseille ngjitet në vendin e gjashtë të tabelës me 9 pikë, ndërsa PSG bie në pozitën e dytë me 12 pikë – aq sa kanë edhe Monaco, Lyon e Strasbourg, duke krijuar një garë tepër të ngushtë në krye të Ligue 1.



Lexoni të gjitha në Bota Sot