Rooney i shqetësuar për United pavarësisht fitores ndaj Chelseat

- Bota Sot

Rooney i shqetësuar për United pavarësisht fitores ndaj Chelseat

Ish-ylli i Manchester United, Wayne Rooney, pranoi se ishte i shqetësuar për skuadrën e Ruben Amorimit pasi Chelsea mbeti me 10 lojtarë herët në ndeshjen e së shtunës në Old Trafford.

Megjithëse “Djajtë e Kuq” fituan 2-1, ai zbuloi se kishte frikë se një humbje ndaj një Chelsea me 10 lojtarë do t’i kishte shtuar edhe më shumë presion trajnerit portugez.

“E dini çfarë? Edhe me 11 lojtarë, mendova se ata e nisën ndeshjen shumë mirë dhe i shkaktuan probleme Chelseat”, tha ai në “The Wayne Rooney Show” në BBC Sport.

“Dhe pastaj, kur Chelsea mbeti me 10 lojtarë, u shqetësova! Mendoja: kjo është tipike për United, të shkojë e të humbasë ndeshjen. Dhe pastaj mendova se kjo do të sillte shumë më tepër presion mbi trajnerin. Por mendoj se ata luajtën shumë mirë në pjesën e parë dhe pastaj në të dytën. Ishte e marrë, naive nga Casemiro. Që në momentin kur mori kartonin e verdhë, po e shikoja në studiot e BBC-së me Danny Murphy dhe thashë: do ta zëvendësoja. Do të ndëshkohet. E dije se çfarë do të ndodhte dhe në fund mund të na kushtonte”, u shpreh Rooney.

Manchester United do të kërkojë të zgjasë serinë e fitoreve kur të përballet me Brentforin në Premier League të shtunën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot