Për Lushnjen tashmë ka “dritë në fund të tunelit".
Një nga futbollistët e Kombëtares është shumë afër blerjes së aksioneve të Lushnjes.
Lajmi është zbuluar nga “Procesi Sportiv” në Top Channel, me sulmuesin që tashmë po kërkon të “ringjallë” klubin e qytetit të tij të lindjes.
Palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes mes tyre dhe duket se më në fund lushnjarët nga Bashkia do të kalojnë te një administrator privat.
Ndërkohë kujtojmë se Lushnja 3 herë doli në ankand, por asnjë nuk kishte paraqitur ofertë dhe para disa javës u anulua tenderi. Por tashmë Manaj ka menduar të “shpëtojë” Lushnjen dhe është shumë afer të bëhet pronar i kësaj skuadre.