Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, vlerëson fillimin e sezonit të kuqezinjve:
“Pësojnë shumë pak gola, kanë ekuilibër dhe lejojnë pak raste për t’u goditur.
Kjo është gjëja më e rëndësishme. Allegri ka qenë dhe do të jetë kyç, e ka solidifikuar skuadrën. T
ani mungon vetëm sulmuesi goleador”.
Për Gimenez: “Është e pabesueshme. Në Holandë ka shënuar gjithmonë, në Champions, sezonin e kaluar ishte vendimtar. Ka më shumë se 60 gola në dy vite e gjysmë.
Për një sulmues është e rëndësishme të krijojë raste, ai ka dy-tri të tilla për ndeshje. Kur të shënojë golin e parë, nuk do të ndalet më”.
Për Modric: “Nuk ka më për të thënë, po tregon se çfarë lojtari është. Për Milanin, ai ishte përgjigja e duhur ndaj De Bruyne. Ritmi i ulët i Serie A e lejon të dallohet, por nuk ia zvogëlon vlerat. Milani është kandidati kryesor për ta sfiduar Napolin në garën e titullit, falë mungesës së ndeshjeve europiane, çka i jep avantazh energjie”.