Teun Koopmeiners nuk ka arritur ende të shkëlqejë te Juventusi.
Mbërritja e tij në Torino sezonin e kaluar ishte e vështirë, mesfushori holandez nuk e ka gjetur ritmin, përfshirë edhe ndaj Veronës.
Sipas “Corriere dello Sport”, dyshimet mbi aftësitë e tij po shtohen: “Zbarkimi në Torino mund të jetë shumë për të, ndoshta ka humbur atë vetëbesim që e bëri pikë referimi edhe për Holandën”.
Trajneri Igor Tudor po përpiqet të rigjejë Koopmeiners e vërtetë, duke e provuar në tri pozicione: trekuartist, ‘mezz’ala’ ose ‘mediano’.
Sidoqoftë, kudo është provuar, nuk ka dhënë rezultate inkurajuese.
Presioni mbi të është i madh, duke pasur parasysh shifrën e lartë të transferimit, 60.7 milionë euro.
Për ta ndryshuar situatën i duhet një episod pozitiv, të rikuperohet psikologjikisht. Aktualisht ka humbur hierarkinë në mesfushë, pas Locatelli dhe Thuram, të pandryshueshëm në formacion.