Bledi Shkëmbi, shtatë javë pa humbje, me Struga Trim Lum, lider i Ligës!

- Bota Sot

Bledi Shkëmbi, shtatë javë pa humbje, me Struga Trim Lum, lider i Ligës!

Futbollistët e Struga Trim Lum kanë vazhduar me serinë e tyre pozitive në edicionin e ri 2025/26.

Pas triumfit të sotëm ndaj Sileksit në derbin e javës së 7-të, në Kratovë me rezultat 3:1, struganët nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi arritën në pozitën e liderit me 19 pikë, 6 fitore dhe një barazim, goldallimi 18-3.

Në vendin e dytë është Vardari që ka po 19 pikë në elitën e futbollit maqedonas, i treti është Sileksi me 15 pikë, kurse Shkëndija e katërta me 14 pikë dhe një ndeshje më pak.

Në këtë sezon trajneri i ri i Struga Trim Lum, korcari Bledi Shkëmbi, po tregon se me skuadrën e tij do të jenë kandidat serioz për titullin e kampionit.

Nën drejtimin e tij, Struga Trim Lum po tregon një lojë të pjekur, të disiplinuar, duke i vënë synim vetës titullin e kampionit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot